Turqia

Turqi, dhitë e egra në majë të një mali ofrojnë pamje mbresëlënëse me Hënën e plotë në sfond

Dhitë e egra, të listuara në Listën e Kuqe të Specieve të Kërcënuara të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), po tërheqin vëmendjen me popullatën e tyre në malin Pagan

Mesut Varol  | 04.12.2025 - Përdıtësım : 04.12.2025
Turqi, dhitë e egra në majë të një mali ofrojnë pamje mbresëlënëse me Hënën e plotë në sfond Foto: Özkan Bilgin/AA

Van

Në qytezën Gurpinar në qytetin Van të Turqisë, dhitë e egra të mbrojtura u filmuan me Hënën e plotë në sfond që ngrihej pas malit, raporton Anadolu.

Dhitë e egra, të listuara në Listën e Kuqe të Specieve të Kërcënuara të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), po tërheqin vëmendjen me popullatën e tyre në malin Pagan, në një lartësi prej 2.500 metrash, në rajonin Norduz të qytezëz.

Falë përpjekjeve për ruajtjen e natyrës nga Drejtoria e Ruajtjes së Natyrës dhe Parqeve Kombëtare, forcave të sigurisë dhe refuzimit të komunitetit lokal për të lejuar gjueti të paligjshme, dhitë e egra tani jetojnë në një mjedis të sigurt.

Duke jetuar midis shkëmbinjve të pjerrët në malin Pagan, dhitë zbresin në tufa në kullotat më pak të mbuluara me borë për t'u ushqyer. Me rënien e muzgut, dhitë e egra rifillojnë ngjitjen e tyre, duke kërkuar strehim në habitatet e tyre për t'u mbrojtur nga kushtet e pafavorshme të motit dhe grabitqarët.

Kombinimi i dhive të egra të parë në majë me Hënën e plotë që ngrihet nga pas malit, krijoi peizazh mbresëlënës. Dhitë e egra, të cilat gazetarët e AA-së i kapën në tufa nën Hënën e plotë, u zhdukën ndërsa errësira ra.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.