Turqia

Turqi, caktohet paraburgim për 6 pjesëtarët e FETO-s të sjellë nga Kosova

Ndaj gjashtë pjesëtarëve të FETO-s të sjellë nga Kosova në Turqi është caktuar paraburgim nën akuzat "udhëheqje të organizatës terroriste" dhe "spiunazh ndërkombëtar"

Murat Kaya  | 12.04.2018 - Përdıtësım : 12.04.2018
Turqi, caktohet paraburgim për 6 pjesëtarët e FETO-s të sjellë nga Kosova

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Gjykata turke ka caktuar masë arresti me paraburgim për gjashtë pjesëtarët e organizatës terroriste FETO/PDY të sjellë në Turqi nga Kosova përmes një operacioni të Agjencisë Kombëtare Turke të Inteligjencës (MIT) nën akuzat "udhëheqje të organizatës terroriste" dhe "spiunazh ndërkombëtar", raporton Anadolu Agency (AA).

Vendimi për paraburgimin e të dyshuarve Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina është caktuar nga një gjykatë penale në Stamboll.

Të dyshuarit janë sjellë në gjykatë pas marrjes paraprake të dëshmive nga ana e Prokurorisë Republikane të Stambollit dhe Byrosë së Terrorizmit dhe Krimeve të Organizuara.

Ndryshe, MIT në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës më 29 mars solli në Turqi gjashtë pjesëtarët e lartë të organizatës terroriste FETO.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın