Turqia

Turqi, bie dëshmor një polic në sulmin terrorist të PKK-së

Sulmi ka ndodhur në provincën Şanlıurfa, ku si pasojë mbetën të plagosur edhe dy pjesëtarë tjerë të policisë

Zehra Nur Düz  | 18.05.2019 - Përdıtësım : 20.05.2019
Turqi, bie dëshmor një polic në sulmin terrorist të PKK-së

Şanlıurfa

Një zëvendës-shef i policisë turke ka rënë dëshmor në një sulm terrorist të PKK-të të kryer të shtunën në Turqinë juglindore, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmi ka ndodhur në provincën Şanlıurfa, ku si pasojë mbetën të plagosur edhe dy pjesëtarë tjerë të policisë. Siç bëri të ditur zyra bashkiake, në kohën e sulmit ushtria turke po kryente një operacion të sigurisë në atë zonë.

Dy terroristë të PKK-së u neutralizuan në operacionin në fjalë.

Autoritetet turke në deklaratat e tyre shpesh përdorin fjalën "neutralizojnë" që ka për kuptim se terroristët në fjalë ose janë dorëzuar, janë vranë ose kapur.

Ushtarët e plagosur po trajtohen në një spital lokal.

Në fushatën e saj mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë gra dhe fëmijë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın