Turqia

Turqi, balona me flamuj dhe banderola fluturuan mbi Kapadokya për 15 Korrikun

- Balona me flamuj dhe banderola me simbole kombëtare turke fluturuan në Kapadokya, për të shënuar 15 Korrikun, Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar

Behçet Alkan  | 15.07.2025 - Përdıtësım : 15.07.2025
Turqi, balona me flamuj dhe banderola fluturuan mbi Kapadokya për 15 Korrikun Foto: Behçet Alkan / AA

Nevşehir

NEVŞEHİR (AA) - Balona me ajër të nxehtë me flamuj dhe banderola me simbole kombëtare turke fluturuan në Kapadokya, qendrën turistike në Nevşehir të Turqisë, për të shënuar 15 Korrikun, Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, raporton Anadolu.

Flamuj dhe banderola ishin varur në balona me ajër të nxehtë të përgatitura nga zyrtarët në zonat e ngritjes në qytetin Göreme.

Balonat me turistë u ngritën në qiell dhe fluturuan mbi lugina të mbuluara me oxhaqe zanash dhe formacione shkëmbore natyrore.

Balonat fluturonin me flamuj turq dhe një foto të oficerit të martirizuar Ömer Halisdemir, së bashku me një banderolë që shkruante "Nuk e kemi harruar, nuk do ta lëmë të harrohet".

Dega Rinore e AK Partisë në Nevşehir gjithashtu vendosi postera në disa balona që shkruanin "Epopeja u shkrua me të rinj".

Kryetari i Degës Rinore të AK Partisë, Necati Yurtbilir, u tha gazetarëve se 15 Korriku zuri vendin e vet në histori si një luftë unike e zhvilluar nga kombi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın