Turqia

Turqi, arretsohen 9 persona për lidhje me FETO-n

Prokurorët në Izmir lëshuan urdhërarreste për 14 të dyshuar me akuzën e përdorimit të aplikacionit të mesazheve të fshehura të inteligjencës së grupit terrorist, ByLock

Gözde Bayar  | 06.11.2019 - Përdıtësım : 06.11.2019
Turqi, arretsohen 9 persona për lidhje me FETO-n

Izmir

Gjithsej nëntë persona janë arrestuan në Turqi për lidhjet e tyre të dyshuara me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas tentimit të mposhtur për grusht shteti në vitin 2016, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Prokurorët në provincën Izmir të Egjeut lëshuan urdhërarreste për 14 të dyshuar me akuzën e përdorimit të aplikacionit të mesazheve të fshehura të inteligjencës së grupit terrorist, ByLock", bëhet e ditur në njoftimin e zyrës së prokurorit.

Policia arrestoi nëntë të dyshuar ndërsa operacionet vazhdojnë për arrestimin e të dyshuarve të tjerë, thuhet në njoftim.

Operacionet e njëkohshme përfshinë tre krahina, Izmir, Aydin dhe Konya.

FETO dhe udhëheqësi i saj me seli në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur të15 korrikut të vitit 2016, i cili la 251 njerëz të martirizuar dhe afër 2.200 të plagosur.

Turqia gjithashtu akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për rrëzimin e shtetit përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht të ushtrisë, policisë dhe gjyqësorit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın