Turqia

Turqi, arrestohet terroristi i PKK/KCK-së i cili kishte përgatitur sulm

Gjatë kontrollit të makinës së tij në Mardin, u gjetën dy kilogram eksplozivë

Kemal Karadağ  | 30.07.2021 - Përdıtësım : 30.07.2021
Turqi, arrestohet terroristi i PKK/KCK-së i cili kishte përgatitur sulm

Ankara

Në Mardin të Turqisë është arrestuar një terrorist i PKK/KCK-së, tek i cili u gjetën dy kilogramë eksploziv dhe kishte përgatitur një sulm terrorist, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Brendshme në një deklaratë tha se forcat e rendit në Mardin mbrëmë gjatë një kontrolli në rrugën Mardin-Kiziltepe bënë kontrolle të makinave.

Me këtë rast u gjetën dy kilogramë eksplozivë të bërë në mënyrë artizanale i cili mund të vendoset nën makina dhe të aktivizohet nga distanca.

Terroristi i PKK/KCK-së u arrestua dhe u dërgua në komisariatin e policisë në Mardin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın