Turqia

Turqi, arrestohet në Stamboll terroristi i DHKP/C-së nga lista gri e të kërkuarve

Kaya u kap si pjesë e një hetimi nga Prokuroria e Shtetit të Stambollit në një shtëpi që i përkiste organizatës, në të cilën ai ishte fshehur

Uğur İslamoğlu  | 19.09.2021 - Përdıtësım : 20.09.2021
Turqi, arrestohet në Stamboll terroristi i DHKP/C-së nga lista gri e të kërkuarve

Stamboll

Anëtari i grupit DHKP/C Kerim Kaya, i cili ishte në listën gri të terroristëve të kërkuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë, është arrestuar më 15 shtator në Stamboll, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kaya u kap si pjesë e një hetimi nga Prokuroria e Shtetit të Stambollit në një shtëpi që i përkiste organizatës, në të cilën ai ishte fshehur.

Pas marrjes në pyetje në komisariat, ai u transferua në sallën e gjyqit.

Gjykatësi kujdestar vendosi që Kaya të mbahet në paraburgim sepse ai është anëtar i organizatës së armatosur terroriste DHKP/C.

Kerim Kaya u zbulua se vepronte brenda krahut të armatosur të organizatës terroriste DHKP/C dhe kishte një plan për të kryer sulme terroriste të tilla si vrasje ose sulme vetëvrasëse ndaj forcave të sigurisë, zyrtarëve qeveritarë, drejtuesve të partive politike, gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın