Turqia

Turqi, arrestohen mbi 50 të dyshuar të ekstremit të majtë

Prokurorët në Stamboll lëshuan urdhër për arrestimin e 126 të dyshuarve për planifikim të akteve terroriste duke marrë trajnim për armë, theksuan burimet

Halil Demir  | 15.10.2021 - Përdıtësım : 15.10.2021
Turqi, arrestohen mbi 50 të dyshuar të ekstremit të majtë

Stamboll

Forcat e sigurisë arrestuan 54 të dyshuar për lidhjet e tyre të dyshuara me grupin terrorist të ekstremit të majtë DHKP-C në të gjithë Turqinë, theksuan sot burime të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokurorët në Stamboll lëshuan urdhër për arrestimin e 126 të dyshuarve për planifikim të akteve terroriste duke marrë trajnim për armë, theksuan burimet.

Përpjekjet e policisë janë duke vazhduar për kapjen e atyre që kanë mbetur.

DHKP-C është përgjegjës për disa sulme terroriste në Turqi, përfshirë sulmin e vitit 2013 në ambasadën amerikane në Ankara, i cili martirizoi një roje turke të sigurisë.

Grupi është renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.​​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın