Turqia

Turqi, arrestohen 7 terroristë të dyshuar të FETO-s

Të dyshuarit u arrestuan në tri provinca turke, duke përfshirë edhe metropolin e Stambollit, tha një burim i sigurisë

Gözde Bayar  | 28.11.2020 - Përdıtësım : 28.11.2020
Turqi, arrestohen 7 terroristë të dyshuar të FETO-s

Ankara

Autoritetet turke arrestuan shtatë persona për lidhje të dyshuara me Organizatën Terroriste FETO, grupi që qëndron pas tentativës për grusht shteti të vitit 2016 në Turqi, thanë burimet e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në operacionet e njëkohshme në metropolin e Stambollit si dhe provincat jugore Adana dhe Adiyaman, efektivët e antiterrorit arrestuan shtatë të dyshuar, thanë burimet në kushte anonimiteti.

Të dyshuarit akuzohen për përdorimin e ByLock, aplikacionit të koduar të telefonit në telefonat e mençur të grupit terrorist dhe për anëtarësim në grupin terrorist.

Gjykata vendosi masën e paraburgimit për një të dyshuar, ndërsa tre të tjerë u lanë të lirë nën kontroll gjyqësor.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA Fetullah Gulen orkestruan tentativën për grusht shteti më 15 korrik 2016, në të cilën ranë 251 dëshmorë dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

Turqia gjithashtu akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për përmbysjen e shtetit përmes infiltrimit të ithtarëve të saj në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın