Turqia

Turqi, arrestohen 6 të dyshuar të DEASH-it

Prokurorët në provincën veriperëndimore Düzce të Turqisë lëshuan urdhër për arrestimin e gjashtë personave, të cilët dyshohet se janë ekspertë bombash dhe anëtarë të lartë të grupit terrorist

Handan Kazancı  | 24.09.2020 - Përdıtësım : 24.09.2020
Turqi, arrestohen 6 të dyshuar të DEASH-it ( Ömer Ürer - Anadolu Agency )

Düzce

Gjashtë shtetas irakianë për lidhje të dyshuara me grupin terrorist DEASH u arrestuan në Turqinë veriperëndimore, theksuan sot burime të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokurorët në provincën veriperëndimore Düzce të Turqisë lëshuan urdhër për arrestimin e gjashtë personave, të cilët dyshohet se janë ekspertë bombash dhe anëtarë të lartë të grupit terrorist, theksuan burimet.

Policia turke arrestoi të dyshuarit në operacionet paralel antiterrorist herët në mëngjes.

Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in një grup terrorist.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın