Turqia

Turqi, arrestohen 6 terroristë të dyshuar të PKK-së

Forcat e sigurisë po punojnë në gjetjen të edhe një të dyshuari, tha burimi i sigurisë

Seda Sevencan   | 22.01.2021
Turqi, arrestohen 6 terroristë të dyshuar të PKK-së

Ankara

Gjashtë persona të dyshuar për lidhje me grupin terrorist PKK janë arrestuar në operacionet në provincën e Stambollit, bëri të ditur sot një burim i sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Njësitë policore të Departamentit anti-terror kryen operacione të njëkohshme në gjashtë lokacione në tre rrethe, tha burimi, i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të kufizimeve për t'u prononcuar për media.

Gjashtë nga shtatë të dyshuarit janë kapur, kurse vazhdojnë përpjekjet për kapjen e të dyshuarit të fundit, sipas zyrtarit.

Të dyshuarit akuzohen se ishin aktivë në të ashtuquajturën dega e rinisë së PKK-së, dhe kontribonin me aktivitete të ndryshme ilegale në të gjithë provincën, shtoi burimi.

Gjatë operacionit u sekuestruan dokumente dhe materiale të ndryshme dixhitale.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.