Turqia

Turqi, arrestohen 36 persona të dyshuar për lidhje me FETO-n

Të dyshuarit u arrestuan gjatë operacioneve në Konya dhe Izmir

Mustafa Güngör   | 16.04.2021
Turqi, arrestohen 36 persona të dyshuar për lidhje me FETO-n

Izmir

Policia në Turqi ka arrestuar 36 persona për lidhje të dyshuara me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas tentativës për grusht shteti në vitin 2016, theksuan sot burime të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokurorët në provincën qendrore Konya lëshuan urdhër për arrestimin e dhjetë të dyshuarve si pjesë e një hetimi për infiltrimin e FETO-s në Forcat e Armatosura Turke, tha një burim në kushte anonimiteti.

Policia zhvilloi operacione paralele nëpër shtatë provinca dhe arrestoi shtatë të dyshuar, theksoi më tej burimi, duke shtuar se operacionet janë në vazhdim për të arrestuar të dyshuarit e mbetur.

Paralelisht me këtë, policia arrestoi 29 të dyshuar gjatë operacioneve në provincën perëndimore të Izmirit, theksoi një burim tjetër i sigurisë.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fethullah Gülen, orkestruan tentativën për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016, në të cilën 251 njerëz u martirizuan dhe 2.734 u plagosën.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.​​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın