Turqia

Turqi, arrestohen 20 oficerë të Forcave Ajrore për lidhje me FETO-n

Prokuroria lëshoi urdhër arresti për 52 oficerë aktivë të Forcës Ajrore Turke

Büşra Nur Bilgiç  | 19.07.2019 - Përdıtësım : 21.07.2019
Turqi, arrestohen 20 oficerë të Forcave Ajrore për lidhje me FETO-n

Ankara

Të paktën 20 ushtarakë janë arrestuar sot nën dyshimet për lidhje me organizatën terroriste FETO, grupi i cili qëndron pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti të përgjakshëm të vitit 2016 në Turqi, njofton një burim i sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prokurorët në provincën perëndimore të Izmirit kanë lëshuar urdhër-arrestet për 52 oficerë aktivë të Forcave Ajrore Turke, të cilët thuhet se kanë shërbyer si "imamë të fshehtë" të FETO-së, figura të larta të FETO-s, thotë burimi i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të kufizimeve për t'u pronocuar për mediat.

Të dyshuarit akuzohen se kanë përdorur aplikacionin ByLock, sitemin e koduar i cili përdoret për komunikim të fshehtë në mes anëtarëve të grupit.

Policia e Izmirit gjithashtu gjeti se një i dyshuar ishte në kontakt me anëtarin e lartë të FETO-s Adil Oksuz, profesorin e teologjisë, i dyshuar si "imam" i anëtarëve të FETO-s në forcat ajrore dhe i cili mban lidhje direkte me udhëheqësin e FETO-s me bazë në SHBA Fetullah Gülen dhe komplotistët e tentativës për grusht shteti në Turqi dhe Kemal Batmaz, i akuzuari i dyti në komandë i grupit terrorist FETO.

Policia deri tani ka kapur 20 të dyshuar në operacione të njëkohshme të nisura në 12 provinca në të gjithë Turqinë.

Ndërsa për 32 të dyshuarit e tjerë kërkimet janë në vijim e sipër.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen orkestruan përpjekjen e dështuar të grusht shtetit më 15 korrik të vitit 2016, në të cilin u martirizuan 251 persona dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

Ankaraja gjithashtu akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të kamotshme për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit të ithtarëve të saj në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.