Turqi, arkeologët gjejnë një shpatë vikingësh
Arkeologët turq kanë zbuluar një shpatë që daton para një mijë vitesh gjatë kërkimeve në qytetin e lashtë Patara në provincën turistike mesdhetar Antalya në jug të Turqisë
Antalya
ANTALYA (AA) - Arkeologët turq kanë zbuluar një shpatë që daton para një mijë vitesh gjatë kërkimeve në qytetin e lashtë Patara në provincën turistike mesdhetar Antalya në jug të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Udhëheqësja e ekipit gërmues, Havva Işkan Işık nga Universiteti Akdeniz, tha për AA se kanë identifikuar një shpatë vigingësh nga shekulli i nëntë apo i dhjetë.
Işık tha se ata kanë kryer aktivitete gërmimi për 30 vjet dhe kanë zbuluar prova të rëndësishme arkeologjike deri më tani.
"Gjetja e një shpate vikingësh në një qytet port në rajonin e Mesdheut është e një rëndësie të madhe", tha ajo.
Işık theksoi se shpata paraqet një çelës për të kuptuar mënyrën se si vikingët i kanë shërbyer Perandorisë Romake Lindore, duke shtuar se gjatësia e ruajtur e shpatës është 43,2 centimetra.
Shpata gjendej brenda një këllëfi prej druri, tha Işık, dhe mund ketë qenë i lënë në varrin e një ushtari viking.
Sipas hulumtimeve, shpatat e vikingëve në këllëfë druri liheshin në varre si "dhuratë për të vdekurit", tha ajo.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.