Turqia

Turqi, aktorët duke qëndruar në shtëpi xhirojnë episodin e shfaqjes televizive

Jet Sosyete (Shoqëria e Lartë), e shikuar dhe e dashur nga miliona njerëz në Turqi, do të kthehet në televizion me një episod "Corona Special"

Firdevs Bulut  | 31.03.2020 - Përdıtësım : 01.04.2020
Turqi, aktorët duke qëndruar në shtëpi xhirojnë episodin e shfaqjes televizive

Ankara

Sitcom-i turk Jet Sosyete (Shoqëria e Lartë), i shikuar dhe i dashur nga miliona njerëz në Turqi, do të kthehet në televizion me një episod "Corona Special".

Ashtu si të gjithë sektorët e biznesit, televizioni ka marrë edhe një interval të detyrueshëm në aktivitetet e saj për shkak të shpërthimit të koronavirusit të ri, por kjo nuk ndalon shkrimtaren e shouit dhe aktoren kryesore Gülse Birsel të xhirojë një episod në internet, dhe të takojnë edhe një herë shikuesit.

Birsel është një nga komedianët më të dashur në Turqi, dhe si skenariste e shouit, ajo ftoi të gjitha yjet tjerë për të xhiruar një episod. Ata e ndanë këtë përvojë me Anadolu Agency (AA).

AA: Nga lindi ideja?

BIRSEL: Po xhironim episodin tonë të fundit në set, por pak para se ta përfundonim, shpërthimi i koronavirusit arriti në Turqi. Ne i ndalëm xhirimet dhe shkuam në shtëpi. Pastaj mendova: "Formati Sitcom në të vërtetë duke është u folur kokave, njëra pas tjetrës. A nuk mund ta kthejmë pjesën e mbetur të këtij episodi në diçka si një video thirrje?" Pastaj e ndryshova skenarin dhe ua dërgova të gjithë aktorëve. Të gjithë xhiruan pjesët e tyre dhe i dërguan përsëri tek unë. Pas një montazhi, doli të ishte e shkëlqyeshme. Më vonë kam menduar të xhiroj episod të tërë të "Jet Sosyete Corona".

Pyetje: Çfarë ju motivon në këto ditë të vështira?

BIRSEL: Jemi në një kohë tragjike dhe ka shumë probleme, por ka edhe mjaft materiale komedie. Ne e shohim këtë edhe në mediat sociale. Njerëzit kanë nevojë për shpresë, argëtim dhe moral tani. "Jet Sosyete Corona" në të vërtetë është shkruar për t'i ndarë të gjitha këto me publikun. Disa aktorë tashmë i kanë dërguar pjesët e tyre të xhiruara, mendoj se e gjithë kjo do të dalë e shkëlqyeshme.

Pyetje: A ishte e vështirë, të shkruash një skenar në këtë format?

BIRSEL: Kam mësuar shumë derisa e shkruaja këtë. Nuk përfshin aksion, lëvizje, përdorim të talentit fizik, apo edhe ecje. Ekziston vetëm një kënd, kështu që duhet të punoni në karaktere, dialog, konflikte dhe emocione. Linjat duhet të jenë shumë të shkurtra, në mënyrë që të mos i mërzisin shikuesit. Të gjithë aktorët vet duhet të jenë floktarë, kameramanë dhe drejtorë.

I dërgoj skriptet posa i shkruaj. Ky episod do të jetë diçka si një përmbledhje skeçeve të shkurtra. Do të përmbledh atë që kalojmë të gjithë në ditët e koronës. Shpresoj se mund të jemi një burim morali për njerëzit tanë.

Pyetje: Si e menaxhoni procesin teknik?

BIRSEL: Ne krijuam njëfarë pishine në internet në të cilën të gjithë i dërgojnë klipet e tyre, ku mund t'i shohim ato që dërgohen nga të tjerët. Nëse një skeç përfshin katër aktorë, ata më parë shikojnë klipet e njëri-tjetrit, në mënyrë që të jenë në harmoni. Drejtimi ynë skenik po ashtu i shikon këto dhe ndonjëherë kërkon ndryshime. Ne ende punojmë si ekip, vetëm në internet. Me shtëpitë tona si sfond, ne përpiqemi të bëjmë ndriçimin me telefonat tanë, dhe regjistrojmë linjat me regjistruesit e zërit. Mendoj se do të dalë mirë.

Pyetje: Si e krijuat setin në shtëpitë tuaja?

BIRSEL: Të gjithë 11 karakteret tanë në shfaqje jetojnë në vende të ndryshme. Kështu që unë kërkova nga të gjithë aktorët që të fotografohen nga çdo cep i shtëpive të tyre. Ne kishim nevojë për një vilë me një kopsht, dhe rezultoi se disa aktorë jetojnë në apartamente me kopshte, ne e përdorëm atë si sfond kur ishte e nevojshme. Për këtë arsye ishim në gjendje t'i bënim skenat tona mjaft bindëse. Rastësisht, banjat e dy aktorëve janë gati njësoj, kështu që ne gjithashtu e kemi përdorur atë në skenar. Është një përvojë shumë shqetësuese, por edhe argëtuese për ta shkruar atë.

Pyetje: A mendoni se iniciativa juaj do të frymëzojë producentët tjerë?

BIRSEL: Shpresoj se jo! Shpresoj që ky shpërthim të përfundojë së shpejti, në mënyrë që të mund të xhirojmë shfaqjet tona në rutinë. Formati ynë si sitcom është pak më i përshtatshëm për xhirime në internet. Por një gjë është e sigurt, ajo që ka rëndësi është tregimi dhe performanca. Ato janë armët tona më të forta, që do të thotë se teatri qëndron në themelet e gjithë kësaj.

Episodi ynë i koronës nuk do të jetë me aq kualitet të lartë, por shikuesit tanë me siguri do të argëtohen. Do të shohim nëse do të jetë njësoj. Ne vendosëm gjithashtu disa paraftyrime (flashbacks) nga episodet e mëparshme të xhiruara në set, kështu që nuk do të jetë aq më ndryshe, shpresoj.

Besoj se shou amerikan "Familja Moderne" bëri diçka të ngjashme disa vjet më parë, ku xhiroi një episod reklamash për një kompani telefonike. Përveç kësaj, kjo do të jetë e para herë.

CENGIZ BOZKURT (aktor): Kjo është një përvojë unike. Kur Gülse propozoi ta bënim këtë, mendova, një zgjidhje e tillë praktike mund të vinte vetëm nga vendi ynë. Ne jemi shumë krenarë që e kemi bërë këtë. Ne i dekoruam shtëpitë tona në përputhje me karakteret që jetojmë së bashku. Unë mendoj se do të jetë një episod i shkëlqyeshëm.

HASIBE EREN (aktore): Ende nuk kemi xhiruar skenat e mia, por prapë jam shumë e emocionuar. Ne dolëm nga rutina jonë e shtëpisë dhe u kthyem në punën tonë me mjete të kufizuara. Unë kam një set në shtëpinë time tani, ku po ashtu do t’i përgatisë skenat e mia, dhe pastaj t'i xhirojë ato. Shpresoj se shikuesit tanë do të ndajnë ngazëllimin tonë. Besoj se njerëzit do të gjejnë shumë nga përvojat e tyre në këtë episod të koronës.

BIRSEL: Turqia është një vend që mund të përshtatet shpejt në situata të vështira, për këtë arsye, nuk është çudi që kjo ide erdhi nga ne.

Nëse do të kishim nevojë për veprim dhe hapësirë në natyrë, me siguri nuk do të ishim në gjendje ta bënim këtë. Të qenit sitcom i bëri punët tona më të lehta.

Dy aktorë jetojnë shumë afër, dhe ata kanë qenë në shtëpi për tre javë, të dy janë mjaft të shëndetshëm. Ata pyetën nëse mund të takohen dhe të xhirojnë një skenë së bashku. Ne mund ta lejojmë këtë në ditët e ardhshme, natyrisht, duke ruajtur edhe distancën sociale.

CENGIZ BOZKURT: Familja ime ishte shumë e dobishme, madje ata më ndihmuan të xhiroja disa skena, ku po ashtu ndihmuan me dekorin. Kam përgatitur madje mjekrën e rreme që duhet të mbajë derisa xhiroja për karakterin tim.

BIRSEL: Mund të xhirojmë vetëm dy deri në tre faqe, që është më pak se gjysma e asaj që ne zakonisht xhirojmë.

Karakteri im është pak i çmendur, ajo vallëzon dhe këndon shumë me zë të lartë, dhe unë e bëra këtë skenë në mënyrë të përsëritur, kështu që kam shumë turp për fqinjët e mi, shpresoj se mund të më falin.

Episodi special i Jet Sosyete Corona do të jetë në Star TV në Turqi më 8 prill.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın