Turqia

Turqi, 6 ushtarë të dyshuar si anëtarë të FETO-s u sollën nga Qiproja Turke

Sipas urdhrit të prokurorisë turke, operacioni filloi në 60 provinca të Turqisë dhe në Qipron Turke ku edhe u kapën 6 ushtarët e dyshuar të cilët u dërguan me avion në Stamboll

Kenan Irtak   | 22.01.2021
Turqi, 6 ushtarë të dyshuar si anëtarë të FETO-s u sollën nga Qiproja Turke ( Kenan Irtak - Anadolu Agency )

Stamboll

Në një operacion kundër Organizatës terroriste FETO në Republikën Turke të Qipros së Veriut (TRNC) u kapën 6 ushtarë aktivë të dyshuar për strukturim në Forcat e Armatosura Turke dhe u dërguan në një gjykatë në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas urdhrit të prokurorisë turke, operacioni filloi në 60 provinca të Turqisë dhe në TRNC ku edhe u kapën 6 ushtarët e dyshuar të cilët u dërguan me avion në Stamboll.

Pas procedurave të Drejtorisë së Sigurisë në aeroport, të dyshuarit fillimisht u dërguan për kontrolle mjekësorë dhe më pas në gjykatë për të dhënë deklaratë.

Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për tentimin e përgjakshëm të grusht shtetit në Turqi në natën e 15 korrikut të vitit 2016, ku u martirizuan 251 persona dhe rreth 2.200 mbetën të plagosur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın