Turqia

Turqi, 6 terroristë të DEASH-it vriten gjatë një operacioni antiterrorist

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, konfirmoi se tre oficerë policie u vranë gjithashtu pasi terroristët hapën zjarr ndaj tyre

Gizem Nisa Çebi Demir  | 29.12.2025 - Përdıtësım : 29.12.2025
Turqi, 6 terroristë të DEASH-it vriten gjatë një operacioni antiterrorist Foto: Mustafa Yılmaz/AA

Ankara

Të paktën gjashtë terroristë të DEASH-it u vranë gjatë një operacioni kundër terrorizmit në provincën veriperëndimore të Yalovës në Turqi, tha të hënën ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, transmeton Anadolu,

Ministri Yerlikaya konfirmoi se tre oficerë policie u vranë gjithashtu pasi terroristët hapën zjarr ndaj tyre.

Ai shtoi se tetë oficerë policie dhe një roje sigurie u plagosën në përleshje.

Operacioni kishte në shënjestër terroristët e DEASH-it në Yalova dhe u krye nga forcat turke të sigurisë, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme kundër terrorizmit, tha ministri.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.