Turqi, 39 flamuj blu valëviten në plazhet e rretheve Kuşadası dhe Didim
- Bregu i Egjeut tërheq turistë vendas dhe ndërkombëtarë me ujërat e tij të pastra dhe peizazhet piktoreske

Shkup
SHKUP (AA) - Fotoreporteri i Anadolus fotografoi nga ajri pamjet e plazheve në rrethet Kuşadası dhe Didim, destinacione të njohura turistike në Aydın të Turqisë.
Këto rajone janë të njohura për detin e tyre bruz, ku vizitorët shijojnë pushimet në 39 plazhe të vlerësuara me flamur blu.
Bregu i Egjeut tërheq turistë vendas dhe ndërkombëtarë me ujërat e tij të pastra dhe peizazhet piktoreske.
Turqia renditet si ndër vendet me më shumë turistë gjatë sezonit veror.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.