Turqia

Turqi, 34 në paraburgim në opercionin më të madh kundër narkotikëve

Nga 67 të arrestuar, 33 të dyshuarit e tjerë janë lënë të lirë nën kontroll gjyqësor

Handan Kazancı  | 05.07.2020 - Përdıtësım : 06.07.2020
Turqi, 34 në paraburgim në opercionin më të madh kundër narkotikëve

Ankara

Gjykata turke sot vendosi masën e paraburgimit për 34 prej 67 të dyshuarve të një grupi krimesh të arrestuar në operacionin më të madh anti-narkotik në historinë turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Prej të arrestuarve, 33 të dyshuarit e mbetur u lanë të lirë nën kontroll gjyqësor.

Të dyshuarit u arrestuan dhe miliona dollarë u sekuestruan në operacionin kundër narkotikëve muajin e kaluar, sipas Ministrisë së Brendshme.

Operacioni "Këneta" u krye në bashkëpunim me nëntë vende dhe çoi në arrestimin e 74 të dyshuarve dhe kapjen e 70 milionë lirave turke (10 milion dollarë), ndërsa 281 prona u konfiskuan.

Ministri i Brendshëm Sulejman Soylu u tha gazetarëve në Ankara se grupi i krimit ka dy krerë, njëri prej të cilit kërkohet me fletarrestim të kuq të Interpolit.9

Ekipet anti-narkotikëve shënjestruan individë të përfshirë në trafik droge dhe aktivitete të tjera të paligjshme në Turqi, Holandë, Belgjikë, Itali, Angli, Spanjë, Brazil, Ekuador, Peru, dhe vende të tjera që nga vitet 1990, sipas një burimi të sigurisë që kërkoi anonimitet.

Prokurorët në Ankara lëshuan urdhra arresti për të dyshuarit në 11 provinca, përfshirë Ankara, Antalia, Aydın, Bursa, Diyarbakır, Gaziantep, Stamboll, Kahramanmaraş, Kırşehir, Kilis dhe Mersin.

Zyrtarët sekuestruan gjithashtu një numër pronash, shtatë arka depozitash, asete dhe llogari bankare të anëtarëve dhe drejtuesve të grupit, si dhe llogari të 16 ndërmarrjeve në pronësi të individëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın