Turqia

Türkiye uron presidentin e sapozgjedhur libanez Aoun

“Shpresojmë që qeveria e re që do të formohet në periudhën e ardhshme do të kontribuojë në stabilitetin e Libanit dhe paqen dhe prosperitetin e rajonit”, tha Ministria e Jashtme e Türkiyes

Merve Berker  | 09.01.2025 - Përdıtësım : 09.01.2025
Türkiye uron presidentin e sapozgjedhur libanez Aoun

Ankara

Ministria e Jashtme e Türkiyes ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Libanit Joseph Aoun, transmeton Anadolu.

“E përgëzojmë z. Joseph Aoun për zgjedhjen e tij si President i Libanit”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

“Shpresojmë që qeveria e re që do të formohet në periudhën e ardhshme do të kontribuojë në stabilitetin e Libanit dhe paqen dhe prosperitetin e rajonit”, shtohet më tej.

Aoun, i cili ka udhëhequr ushtrinë libaneze që nga viti 2017, u bë komandanti i pestë i ushtrisë në historinë e Libanit që u ngrit në presidencë, i katërti me radhë dhe presidenti i 14-të në përgjithësi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın