Türkiye, shpella e vetme e Trakisë e hapur për turizmin tërheq vizitorët me lakuriqët e natës
Mijëra turistë vendas dhe të huaj e vizitojnë çdo vit shpellën Dupnisa, e cila tërheq vëmendjen me formacionet e saj të pasura
Kırklareli
E vetmja shpellë e rajonit të Trakisë në Türkiye, Dupnisa, që është e hapur për turizëm, tërheq vëmendjen e turistëve me ekosistemin e saj të pasur dhe popullsinë e lakuriqëve të natës.
Anadolu ka përpiluar informacionet rreth shpellës Dupnisa e thellë 2.700 metra e cila gjendet në fshatin Sarpdere të qytetit turk Kırklareli.
Shpella përbëhet nga dy pjesë edhe atë "e thatë dhe e lagur", në të cilën mund të shëtitet vetëm 100 metra prej 500 metrave që është i hapur për turizëm. Në këtë shpellë ndodhen rreth 60 mijë lakuriq nate nga 16 lloje të ndryshme.
Mijëra turistë vendas dhe të huaj e vizitojnë çdo vit shpellën, e cila tërheq vëmendjen me formacionet e saj të pasura.
Drejtori i sektorit të Kulturës dhe Turizmit në Kırklareli, Veli Şen, në një deklaratë për Anadolu tha se shpella Dupnisa që ndodhet rrëzë maleve Istranca, ka një potencial shumë të rëndësishëm në aspektin e turizmit.
Ai rikujtoi se shpella ishte hapur për turizëm në vitin 2003. "Vendi ynë është i pasur në aspektin shpellave. Në Kırklareli ndodhen afro 40 shpella", tha Şen duke ftuar entuziastët e shpellave të vizitojnë shpellën Dupnisa.
Sipas tij, shpella Dupnisa është më unike se shpellat tjera në rajon.
Şen tha se vitin e kaluar shpellën e kanë vizituar 100 mijë turistë vendas dhe të huaj ndërsa në 10 muajt e parë të këtij viti 70 mijë turistë, gjë që kontribuon në potencialin turistik të qytetit por edhe rajonit të Trakisë në përgjithësi.
- Një pjesë e shpellës mbyllet për vizita në periudha të caktuara për riprodhimin e lakuriqëve
Şen tregon se në shpellë gjenden shumë lakuriqë ndërsa nga 15 nëntori deri më 15 maj pjesa e lagësht e shpellës mbyllet për vizita për mbrojtjen dhe riprodhimin e lakuriqëve.
Duke qenë afër kufirit me Bullgarinë dhe një metropol si Istanbuli, Şen shpejgon se janë në një lokacion unik. "Kur turistët vizitojnë shpellën e Dupnisës, ata jo vetëm që udhëtojnë në histori, por largohen të lumtur dhe të kënaqur. Veçanërisht popullata e lakuriqëve të natës në shpellë tërheq vëmendjen e vizitorëve. Kjo është shumë e rëndësishme për ne", shtoi ai.
Ndërkaq, kreu i Departamentit të Historisë së Artit pranë Universitetit të Trakisë, prof. dr. Engin Beksaç, tërhoqi vëmendjen në mbrojtjen dhe inkuadrimin e shpellave në turizëm.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.