Turqia

Türkiye shkatërron 27 objektiva të PKK-së në Irakun verior

Objektivat në rajonet Metina, Zap, Gara, Kandil dhe Hakurk u shkatërruan me sulme ajrore, tha Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiyes

Esra Tekin  | 20.03.2024 - Përdıtësım : 20.03.2024
Türkiye shkatërron 27 objektiva të PKK-së në Irakun verior

Istanbul

Forcat turke të sigurisë shkatërruan 27 objektiva të organizatës terroriste PKK në Irakun verior, duke përfshirë strehimore dhe shpella, tha të martën Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e vendit, transmeton Anadolu.

Objektivat në rajonet Metina, Zap, Gara, Kandil dhe Hakurk u shkatërruan me sulme ajrore, tha Ministria në X, duke shtuar se “kurrë nuk do ta lërë gjakun e dëshmorëve të shkojë kot”.

Terroristët e PKK-së shpesh fshihen në Irakun verior për të komplotuar sulme ndërkufitare ndaj Türkiyes.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja – e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe BE-ja – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın