Turqia

Türkiye përshëndet njohjen e shtetit të Palestinës nga Spanja, Irlanda dhe Norvegjia

"Jemi shumë të kënaqur me njoftimet nga Spanja, Irlanda dhe Norvegjia se do të njohin shtetin e Palestinës", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme turke

Gökhan Çeliker  | 22.05.2024 - Përdıtësım : 23.05.2024
Türkiye përshëndet njohjen e shtetit të Palestinës nga Spanja, Irlanda dhe Norvegjia

Ankara

Türkiye ka përshëndetur njoftimin e bërë nga Spanja, Irlanda dhe Norvegjia për njohjen e shtetit të Palestinës, bën të ditur Ministria turke e Punëve të Jashtme, transmeton Anadolu.

"Jemi shumë të kënaqur me njoftimet nga Spanja, Irlanda dhe Norvegjia se do të njohin shtetin e Palestinës", thuhet në njoftimin e ministrisë.

Deklarata nënvizoi se njohja e Palestinës është një kërkesë e së drejtës, drejtësisë dhe ndërgjegjes ndërkombëtare, duke shtuar:

"Është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm në drejtim të rikthimit të të drejtave të uzurpuara të popullit të pushtuar palestinez dhe që Palestina të fitojë statusin që meriton në komunitetin ndërkombëtar. Si Türkiye, ne do të vazhdojmë të përpiqemi që më shumë vende të njohin Palestinën".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın