Turqia

Türkiye përgënjeshtron pretendimet për shëndetin e presidentit Erdoğan

“Pretendimet se presidenti Erdoğan ka pësuar sulm në zemër dhe është shtruar në spital nuk janë të vërteta”, tha Drejtoria e Komunikimeve e presidencës turke

İsa Toprak  | 27.04.2023 - Përdıtësım : 27.04.2023
Türkiye përgënjeshtron pretendimet për shëndetin e presidentit Erdoğan

Ankara

Türkiye mohoi pretendimet në lidhje me përkeqësimin e shëndetit të presidentit Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, Qendra për Luftimin e Dezinformatave e Drejtorisë së Komunikimeve pranë presidencës turke përgënjeshtroi pretendimet që “presidenti Erdoğan ka pësuar sulm në zemër dhe është shtruar në spital”.

“Pretendimet se presidenti Erdoğan ka pësuar sulm në zemër dhe është shtruar në spital nuk janë të vërteta. Presidenti Recep Tayyip Erdoğan do të marrë pjesë onlajn në ceremoninë e ‘ngarkimit të parë të karburantit në centralin bërthamor Akkuyu’, e cila do të mbahet nesër”, thuhet në deklaratë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın