Turqia

Türkiye neutralizon 16 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

"Me operacionin ajror të kryer në rajonin Asos u neutralizuan edhe 4 terroristë të tjerë të PKK-së. Lufta jonë kundër terrorizmit do të vazhdojë në mënyrë efektive dhe të vendosur" tha ministria e Mbrojtjes

Cankut Taşdan  | 15.04.2024 - Përdıtësım : 15.04.2024
Türkiye neutralizon 16 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Ankara

Ministria e Mbrojtjes së Türkiyes njoftoi se në veri të Irakut janë neutralizuar edhe 4 terroristë të tjerë të PKK-së, transmeton Anadolu.

"Me operacionin ajror të kryer në rajonin Asos u neutralizuan edhe 4 terroristë të tjerë të PKK-së. Lufta jonë kundër terrorizmit do të vazhdojë në mënyrë efektive dhe të vendosur" thuhet në deklaratën e ministrisë.

Ndërkohë në një deklaratë të bërë më parë brenda ditës nga ministria, ishte informuar se 12 terroristë të PKK-së u neutralizuan në veri të Irakut.

Me përditësimin e fundit është rritur në 16 numri i terroristëve të PKK-së të neutralizuar sot në operacionet ajrore në veri të Irakut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın