Turqia

Türkiye, nesër në xhamitë në të gjithë vendin do të bëhen lutje për Gazën

"Ditën e diel më 5 nëntor pas namazit të jacisë në xhamitë në të gjithë vendin tonë, do të lutemi të gjithë së bashku për vëllezërit tanë palestinezë që përballen me gjenocid në Gaza", tha Erbaş

Fırat Taşdemir  | 04.11.2023 - Përdıtësım : 05.11.2023
Türkiye, nesër në xhamitë në të gjithë vendin do të bëhen lutje për Gazën

Ankara

Kreu i Çështjeve Fetare të Türkiyes (Diyanet), Ali Erbaş njoftoi se nesër në namazin e jacisë në xhamitë në të gjithë vendin do të bëhen lutje (dua) për Gazën, transmeton Anadolu.

Në një deklaratën përmes llogarisë së tij në median sociale, Erbaş tha: "Do të bëjmë lutje për Gazën. Ditën e diel më 5 nëntor pas namazit të jacisë në xhamitë në të gjithë vendin tonë, do të lutemi të gjithë së bashku për vëllezërit tanë palestinezë që përballen me gjenocid në Gaza. Do të marrim pjesë në programin e lutjeve që do bëhen në xhaminë 'Hacı Bayram Veli' në Ankara. Ftoj të gjithë vëllezërit tanë në këto lutje që do zhvillohen në të katër anët e vendit tonë".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın