Turqia

Türkiye kundërshton deklaratat për ngjarjet e vitit 1915 të bëra për "të kënaqur disa qarqe radikale"

"Refuzojmë deklaratat e njëanshme të bëra rreth ngjarjeve të vitit 1915 me qëllimin për të kënaqur disa qarqe radikale", theksohet në deklaratën nga Ministria e Jashtme e Türkiyes

Tuğba Altun  | 24.04.2024 - Përdıtësım : 25.04.2024
Türkiye kundërshton deklaratat për ngjarjet e vitit 1915 të bëra për "të kënaqur disa qarqe radikale"

Ankara

Ministria e Jashtme e Türkiyes njoftoi se hedh poshtë deklaratat e njëanshme të bëra rreth ngjarjeve të vitit 1915 nga disa zyrtarë me qëllimin për "të kënaqur disa qarqe radikale", transmeton Anadolu.

Ministria bëri në deklaratë me shkrim rreth deklaratave të bëra nga zyrtarët e disa vendeve lidhur me ngjarjet e vitit 1915.

"Refuzojmë deklaratat e njëanshme të bëra rreth ngjarjeve të vitit 1915 me qëllimin për të kënaqur disa qarqe radikale", theksohet në deklaratën e ministrisë.

Më tej bëhet e ditur se këto deklarata që shtrembërojnë të vërtetat historike janë në kundërshtim edhe me ligjin ndërkombëtar dhe se Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vënë në dukje në mënyrë të hapur se ngjarjet e vitit 1915 janë çështje e diskutimit legjitim.

"Këto deklarata paragjykuese dhe të njëanshme lidhur me historinë, përveç se dëmtojnë përpjekjet për dakordësim mes dy komuniteteve ato gjithashtu inkurajojnë edhe grupet radikale të prirura për të kryer krime të urrejtjes. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të ofrojmë mbështetje ndaj propozimit tonë për krijimin e Komisionit të Përbashkët Historik dhe për procesin e normalizimit të filluar me Armeninë", thuhet në deklaratën e ministrisë turke.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın