Turqia

Türkiye: Izraeli t'u japë fund sulmeve ajrore që dëmtojnë përpjekjet për unitetin në Siri

Bashkësia globale, veçanërisht vendet e rajonit, kanë përgjegjësinë të kontribuojnë në vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në Siri, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke

Esra Tekin  | 30.04.2025 - Përdıtësım : 30.04.2025
Türkiye: Izraeli t'u japë fund sulmeve ajrore që dëmtojnë përpjekjet për unitetin në Siri

Istanbul

Izraeli duhet t’u japë fund sulmeve ajrore, të cilat po dëmtojnë përpjekjet për unitetin dhe integritetin territorial sirian, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Türkiyes, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, Öncü Keçeli vuri në dukje se bashkësia globale, veçanërisht vendet e rajonit, kanë përgjegjësinë të kontribuojnë në vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në Siri.

“Jemi plotësisht të bindur se aktet e dhunës në Sirinë jugore do të marrin fund nëpërmjet dialogut dhe gjykimit të shëndoshë midis qeverisë siriane dhe elementëve lokalë në rajon, dhe ata që janë përgjegjës për këto ngjarje do të nxirren para drejtësisë”, shtoi Keçeli.

Ai gjithashtu theksoi se Türkiye do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për paqe midis të gjithë komponentëve të shoqërisë siriane.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın