Turqia

Türkiye, breshka e helmuar nga monoksidi i karbonit në zjarrin pyjor kthehet në jetë me terapi oksigjeni

Breshka e rianimuar do të lëshohet në mjedisin e saj natyror pasi të jetë shëruar plotësisht

İlkan Toprak  | 26.06.2022 - Përdıtësım : 27.06.2022
Türkiye, breshka e helmuar nga monoksidi i karbonit në zjarrin pyjor kthehet në jetë me terapi oksigjeni Foto: Balıkesir Büyükşehir Belediyesi

Balıkesir

Një breshkë e helmuar nga monoksidi i karbonit në zjarrin që shpërtheu në qytetin turistik jugperëndimor të Türkiye-s, Marmaris, u rikthye në jetë të shtunën përmes terapisë me oksigjen, raporton Anadolu Agency (AA).

Një ekip prej nëntë personash, duke përfshirë katër veterinerë, si dhe automjetet dhe ambulancat speciale veterinare ofruan shërbime në rajon, sipas një deklarate nga autoritetet e qeverisjes lokale.

Duke punuar në koordinim me anëtarët e Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), Shoqatës së Kërkimit dhe Shpëtimit të Kafshëve dhe Departamentit të Mbrojtjes dhe Kontrollit të Mjedisit në zonat e djegura, ekipi gjeti në pyll një breshkë që nuk reagonte.

U konstatua se breshka, e cila u trajtua në klinikën mobile Vetbus, vuante nga helmimi me monoksid karboni.

Breshka e rianimuar do të lëshohet në mjedisin e saj natyror pasi të jetë shëruar plotësisht.

Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë tha të shtunën se zjarri që shpërtheu gjatë kësaj jave në Marmaris është vënë nën kontroll.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın