Turqia

Turkish Airlines do të fillojë fluturimet për në qytetin Urumqi në Kinë

Turkish Airlines do të “fillojë operimin e fluturimeve të rregullta drejt Urumqit në Republikën Popullore të Kinës, në varësi të disponueshmërisë dhe kushteve të tregut”, tha transportuesi turk

Mücahithan Avcıoğlu  | 10.02.2026 - Përdıtësım : 10.02.2026
Turkish Airlines do të fillojë fluturimet për në qytetin Urumqi në Kinë

Stamboll

Transportuesi ajror kombëtar i Turqisë, Turkish Airlines, njoftoi të martën se do të nisë fluturime drejt qytetit Urumqi në veriperëndim të Kinës, transmeton Anadolu.

Turkish Airlines do të “fillojë operimin e fluturimeve të rregullta drejt Urumqit në Republikën Popullore të Kinës, në varësi të disponueshmërisë dhe kushteve të tregut”, thuhet në një deklaratë të publikuar në Platformën Publike të Zbulimit të Turqisë.

Në dhjetor të vitit 2024, Turkish Airlines me seli në Stamboll fitoi zyrtarisht një rekord Rekord Botëror Guinness për lidhjen e numrit më të madh të vendeve në botë, gjithsej 131 shtete.

Kompania ajrore është gjithashtu një nga më të mëdhatë në botë, duke transportuar mbi 85 milionë pasagjerë dhe rreth 2 milionë tonë mallra në vit.

Drejtori ekzekutiv i Turkish Airlines, Bilal Eksi, deklaroi muajin e kaluar se kompania synon të jetë ndër pesë linjat ajrore më të mëdha në botë deri në vitin 2033, kur flota e saj të arrijë 813 avionë.

Deri në fund të janarit, Turkish Airlines kishte në operim një flotë prej 522 avionësh.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın