Turqia

"Turistët britanikë janë të lumtur që bëjnë pushime në Turqi"

Ambasadori i Britanisë në Ankara, Dominick Chilcott: Deri më tani nuk kemi marrë ankesë nga asnjë turist britanik. Cilësia e shërbimit në sektorin e turizmit në Turqi është shumë e lartë

Ayşe Yıldız  | 03.08.2020 - Përdıtësım : 04.08.2020
"Turistët britanikë janë të lumtur që bëjnë pushime në Turqi" ( Mustafa Çiftçi - Anadolu Agency )

Antalya

Ambasadori i Britanisë në Ankara, Dominick Chilcott, duke theksuar se turistët britanikë janë të lumtur që bëjnë pushime në Turqi, tha se "Deri më tani nuk kemi marrë ankesë nga asnjë turist britanik. Cilësia e shërbimit në sektorin e turizmit në Turqi është shumë e lartë".

Chilcott, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se bota po lufton me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe se masat e marra janë të rëndësishme.

Pandemia kryesisht ka përparuar më shumë në vendet e varfra, tha Chilcott, i cili bëri të ditur se vendet e zhvilluara duhet të ndihmojnë këto vende që të avancojnë sistemet e tyre shëndetësore.

Vendet G20 brenda të cilëve ndodhen edhe Britania dhe Turqia duhet të ndihmojnë vendet e varfra në çështjen e trajtimit, për vaksinën dhe mundësitë shëndetësore theksoi Chilcott.

"Pabarazia mes vendeve të pasura dhe të varfra duhet të eliminohet duke luftuar me këtë pandemi. Sepse po përkeqësohet më shumë dhe po rritet më shumë pabarazia. Vendet e pasura duhet të punojnë për të eliminuar dallimin. Turqia ka ndihmuar shumë vende në këtë proces. Ne i jemi mirënjohës Turqisë e cila teksa luftonte me pandeminë i dërgoi ndihma me pajisje mjekësore edhe Britanisë", u shpreh ai.

- "Turqia është një prej vendeve të gjelbra ku mund të shkohet për pushime"

Chilcott, pasi përmendi se fluturimet nga Britania në Turqi vazhdojnë ai tha se "Qeveria britanike rekomandimin e saj për fluturimet e rinovoi në fund të muajit qershor. Deri në atë periudhë kishte mendimin se nuk duhet të udhëtohej në çdo vend të botës përveç rasteve kur është e nevojshme. Pas kësaj vendosi se disa vende janë të sigurta dhe se turistët britanikë mund të udhëtojnë drejt këtyre vendeve. Këto ishin vendet që morën nën kontroll virusin. Turqia ishte në mesin e këtyre vendeve. Pra ishte një ndër vendet e gjelbra ku mund të udhëtohej dhe Turqia u përfshi në rekomandimet tona për udhëtim".

Ambasadori britanik Chilcott vuri theksin se kanë rishikuar edhe praktikat për karantinën ku nuk do të vendosen në karantinë turistët që do të udhëtojnë në Turqi e cila ndodhet në grupin e parë.

Duke vënë në dukje se britanikët i kanë dyert e hapura për të ardhur në Turqi, Chilcott, tha se "Fluturimet nga Britania filluan më 15 korrik. Ata vijnë intensivisht në Antalya dhe Muğla Dalaman. Turistët britanikë janë të lumtur që bëjnë pushime në Turqi. Deri më tani nuk kemi marrë ankesë nga asnjë turist britanik. Cilësia e shërbimit në sektorin e turizmit në Turqi është shumë e lartë. Në një javë kanë ardhur mijëra britanikë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.