"Tombish", lepuri i shpëtuar nga goja e maces bëhet maskota e kafenesë
"Tombish", i cili endet lirshëm midis tavolinave në kafene, tërheq gjithashtu vëmendjen e klientëve
Elazig
Në Elazig të Turqisë, një lepur i vogël i shpëtuar nga nofullat e një maceje nga Yakup Kus, i cili punon në një kafene, dhe e quajti atë "Tombish", është bërë maskota e vendit të tij të punës, raporton Anadolu.
Kus, i cili punon si menaxher personeli në kafenenë në pronësi të bashkisë, pa një mace duke u përpjekur të gjuante një lepur të vogël në zonën rekreative para gjashtë muajve.
Ai e shpëtoi lepurin nga goja e maces dhe e adoptoi, duke e quajtur "Tombish".
Kus e ushqen lepurin e vogël, të cilin e çmon dhe e mbron, me fruta dhe zarzavate.
"Tombish", i cili endet lirshëm midis tavolinave në kafene, tërheq gjithashtu vëmendjen e klientëve.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
