Turqia

"TEKNOFEST Atdheu Blu" hapet për publikun e gjerë

Eventi do të përqendrohet në teknologjitë detare dhe nënujore

Abdulkadir Günyol  | 29.08.2025 - Përdıtësım : 30.08.2025
"TEKNOFEST Atdheu Blu" hapet për publikun e gjerë Foto: Muhammed Enes Yıldırım/AA

Stamboll

Festivali "TEKNOFEST Atdheu Blu", i cili është pasqyrim i vizionit të Iniciativës turke Kombëtare të Teknologjisë në det dhe i organizuar në kuadër të "TEKNOFEST 2025", është hapur për publikun e gjerë, raporton Anadolu.

I organizuar nga Fondacioni Turk i Ekipit të Teknologjisë (T3 Foundation) me Agjencinë Anadolu (AA) si Partner Global të Komunikimit dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Industrisë dhe Teknologjisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, festivali vazhdon në Komandën e Kantierit Detar të Stambollit.

Duke bashkuar entuziastët e teknologjisë dhe industrisë së mbrojtjes me fokus në detari, "TEKNOFEST Atdheu Blu" do të jetë i hapur për pjesëmarrjen e publikut duke filluar nga sot, 30 dhe 31 gusht.

Vizitat e publikut janë ndarë në tre seanca të ndryshme gjatë ditës ndërsa çdo vizitues ka të drejtë të hyjë vetëm në një seancë. Eventi, i cili do të përqendrohet në teknologjitë detare dhe nënujore, tërheq interes të madh nga vizitorët me garën e sistemeve nënujore pa pilot, garën e raketave nënujore dhe garën e mjeteve detare pa pilot.

Përveç kësaj, do të ekspozohen edhe anijet e shquara të Marinës Turke si TCG Anadolu, TCG Istanbul, TCG Burgazada, TCG Oruçreis, TCG Nusret, TCG Sakarya dhe TCG Hızırreis.

Zonat e realitetit virtual, demonstrimet speciale nga Komandat SAT dhe SAS, "Tuneli i Kohës së Atdheut Blu" dhe ekspozita të ndryshme synojnë të ofrojnë përvojë vërtet tërheqëse për vizitorët.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın