Turqia

Takimi trepalësh Turqi-Rusi-Ukrainë do të mbahet sot nën kryesimin e kryediplomatit turk Fidan

Takimi midis delegacioneve të Turqisë, Rusisë dhe Ukrainës është planifikuar të mbahet sot nën kryesimin e kryediplomatit turk, Hakan Fidan

Tuğba Altun  | 02.06.2025 - Përdıtësım : 02.06.2025
Takimi trepalësh Turqi-Rusi-Ukrainë do të mbahet sot nën kryesimin e kryediplomatit turk Fidan

Ankara

Takimi midis delegacioneve të Turqisë, Rusisë dhe Ukrainës është planifikuar të fillojë në orën 13:00 me kohën lokale nën kryesimin e kryediplomatit turk, Hakan Fidan, transmeton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga burime të Ministrisë së Jashtme të Turqisë, takimi trepalësh Turqi-Rusi-Ukrainë pritet të fillojë në orën 13:00 me kohën lokale.

Pritet që në takim, i cili do të kryesohet nga Ministri Fidan, të marrë pjesë edhe kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës Turke (MIT), İbrahim Kalın.

Delegacioni rus që do të marrë pjesë në takim përfshin këshilltarin e Presidentit Vladimir Putin, Vladimir Medinsky, zëvendësministrin e Jashtëm, Mikhail Galuzin, zëvendësministrin e Mbrojtjes, Aleksandr Fomin dhe shefin e Drejtorisë Kryesore të Shtabit të Përgjithshëm, Igor Kostyukov.

Ndërkaq, delegacioni ukrainas përfshin ministrin e Mbrojtjes, Rustem Umerov, zëvendësministrin e Jashtëm të Ukrainës, Sergiy Kyslytsya, zëvendësshefin e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU), Oleksandr Poklad dhe zëvendësshefin e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme, Oleh Luhovskyi.

- Turqia arriti t'i ulë palët në të njëjtën tryezë pas 3 vitesh

Menjëherë pas luftës së përgjakshme që filloi në shkurt të vitit 2022, Turqia i bashkoi Rusinë dhe Ukrainën në të njëjtën tryezë si në Antalya ashtu edhe në Stamboll në të njëjtin vit, dhe në maj të vitit 2025, ajo arriti t'i ulë delegacionet ruse dhe ukrainase në të njëjtën tryezë në Stamboll pas 3 vitesh.

Negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës u zhvilluan më 16 maj në Zyrën Presidenciale në Dolmabahçe të Stambollit.

Të dyja palët ranë dakord të kryenin një shkëmbim të madh të të burgosurve "1.000 persona për 1.000 persona", paraqitja e pikëpamjeve të hollësishme mbi një armëpushim të mundshëm dhe më pas për të vazhduar negociatat.

Të dy vendet njoftuan se shkëmbimi i të burgosurve i rënë dakord në Stamboll u përfundua më 25 maj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın