Turqia

Tërmet tjetër me magnitudë 4,9 në Istanbul

Autoritetet kanë konfirmuar se deri më tani nuk është raportuar ndonjë dëm material ose të prekur, përveç disa lëndimeve gjatë evakuimit në panik në vende më të sigurta

Yusuf Soykan Bal  | 23.04.2025 - Përdıtësım : 23.04.2025
Tërmet tjetër me magnitudë 4,9 në Istanbul

Ankara

Një tërmet tjetër me magnitudë 4,9 ballë ka ndodhur në Istanbul, pas tërmetit të fuqishëm 6,2 ballë dhe dy tërmeteve të tjera më të lehta që goditën qytetin më herët, transmeton Anadolu.

Sipas informacioneve në faqen e internetit të Drejtorisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), lëkundja është regjistruar me epiqendër në ujërat e Detit Marmara pranë rrethit Büyükçekmece të Istanbulit, në thellësi prej 7,02 kilometrash.

Ndryshe, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,2 ballë ndodhi me epiqendër në ujërat e Detit Marmara pranë rrethit Silivri të Istanbulit në orën 12:49 me kohën lokale, pasuar nga dy tërmete të tjera 4,4 dhe 4,9 ballë në rrethin Büyüçekmece disa minuta më vonë, njoftoi AFAD.

Autoritetet kanë konfirmuar se deri më tani nuk është raportuar ndonjë dëm material ose të prekur, përveç disa lëndimeve gjatë evakuimit në panik në vende më të sigurta.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın