Tërmeti në qytetin Bursa të Turqisë shkakton panik te qytetarët
Një tërmet me magnitudë prej 4.3 ballë u regjistrua sot në qytetin Bursa të Turqisë duke shkaktuar panik te qytetarët.

Bursa
Një tërmet me magnitudë prej 4.3 ballë u regjistrua sot në qytetin Bursa të Turqisë duke shkaktuar panik te qytetarët, transmeton Anadolu.
Tërmeti u regjistrua në qytezën Gemlik në qytetin Bursa në orën 13:57 sipas kohës lokale.
Sipas informacionit në faqen e internetit të Kryesisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti u regjistrua me epiqendër në Gemlik.
Tërmeti ishte në një thellësi prej 12.91 kilometrash dhe u ndje edhe në provincat fqinje.
Në një deklaratë nga Zyra e Guvernatorit të Bursës u bë e ditur se nuk është identifikuar ndonjë situatë negative në lidhje me tërmetin.
Dje në Gemlik u shënua dy tërmete, njëri 3.9 ballë dhe tjetri 4.2 ballë.