Turqia

Tërmet prej 4,7 ballësh godet Stambollin

Tërmeti ka ndodhur në orën 16:37 sipas kohës lokale me epiqendër në Detin Marmara pranë rrethit Silivri, në thellësi prej 7,09 kilometrash

Güç Gönel  | 11.01.2020 - Përdıtësım : 12.01.2020
Tërmet prej 4,7 ballësh godet Stambollin

Stamboll

Një tërmet me magnitudë 4,7 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi Stambollin, raporton Anadolu Agency (AA).

Tërmeti ka ndodhur në orën 16:37 sipas kohës lokale me epiqendër në Detin Marmara pranë rrethit Silivri, në thellësi prej 7,09 kilometrash, tha Agjencia për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD).

Ende nuk ka të dhëna nëse termeti ka shkaktuar viktima ose dëme materiale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın