Turqia

Stuhi në Antalya, valë të mëdha goditën zonën bregdetare

Policia lokale paralajmëroi ata që shëtisin përgjatë bregut të jenë të kujdesshëm

Talip Demirci, Tahsin Küçükkaraca  | 26.11.2023 - Përdıtësım : 27.11.2023
Stuhi në Antalya, valë të mëdha goditën zonën bregdetare Foto: Tahsin Küçükkaraca/AA

Antalya

Valët e mëdha prej disa metrash të shkaktuara nga stuhia në Antalya dëmtuan anijet dhe shkaktuan ndërprerje të transportit në rajonin turk, raporton Anadolu.

Kushtet e motit në rajon ndikuan negativisht në jetën e përditshme në qytet. Për shkak të dallgëve të shkaktuara nga stuhia, një varkë në Marina u përmbyt dhe shumë të tjera u dëmtuan.

Krahas kësaj, dallgët kanë mbërritur edhe në rrugë, ndërsa qarkullimi në bulevardin Akdeniz është zhvilluar me një korsi në disa pika.

Ekipet e policisë paralajmëruan ata që shëtisin përgjatë bregdetit të jenë të kujdesshëm.

Për shkak të stuhisë, në plazhe shihen pak turistë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın