Turqia

Stamboll, qytetari ndihmon macen që përpiqet të hip në drejtim të kundërt në shkallët lëvizëse në aeroport

Përpjekjet e maces për t'u ngjitur në shkallët lëvizëse, e cila hipi në shkallët lëvizëse nga ana e gabuar në aeroport, u kapën nga një kamerë e telefonit celular

Kenan Irtak  | 09.09.2025 - Përdıtësım : 09.09.2025
Stamboll, qytetari ndihmon macen që përpiqet të hip në drejtim të kundërt në shkallët lëvizëse në aeroport

Stamboll

Një mace që hipi në një shkallë lëvizëse nga ana e gabuar në aeroportin ndërkombëtar "Sabiha Gökçen" të Stambollit u udhëzua përsëri në anën e djathtë me ndihmën e një kalimtari, raporton Anadolu.

Përpjekjet e maces për t'u ngjitur në shkallët lëvizëse, e cila hipi në shkallët lëvizëse nga ana e gabuar në aeroport, u kapën nga një kamerë e telefonit celular.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale, tregojnë macen duke u përpjekur të ngjitet në katin e sipërm në shkallët lëvizëse në drejtim të kundërt dhe momentet kur ajo përballet me vështirësi që të gjejë rrugën për t'u ngjitur.

Pasi u përpoq të ngjitej në shkallë disa herë, një kalimtar e mori macen dhe e vendosi në anën e djathtë. Macja më në fund arriti të ngjitej në majë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.