Turqia

Stamboll, përmbysen disa varka përgjatë bregdetit për shkak të stuhisë të fortë

Stuhia e fortë, e cila filloi në mëngjes dhe u intensifikua me shi të rrëmbyeshëm rreth mesditës, ndikoi negativisht në shumë zona të qytetit

Adem Koç, Cüneyt Sevindik  | 08.01.2026 - Përdıtësım : 08.01.2026
Stamboll, përmbysen disa varka përgjatë bregdetit për shkak të stuhisë të fortë Foto: Cüneyt Sevindik / AA

Stamboll

Në rajonin Tuzla të Stambollit, disa varka të ankoruara përgjatë bregdetit u përmbysën për shkak të një stuhie të fortë, raporton Anadolu.

Stuhia e fortë, e cila filloi në mëngjes dhe u intensifikua me shi të rrëmbyeshëm rreth mesditës, ndikoi negativisht në shumë zona të qytetit.

Në bregdetin e Tuzlës, valët u ngritën për shkak të stuhisë, duke shkaktuar përmbysjen e disa prej varkave të ankoruara. Disa varka u dëmtuan pasi u përplasën në breg ndërsa disa të tjera u fundosën.

Pas kësaj, pronarët e varkave u panë duke mbërritur në zonë dhe duke bërë përpjekje për të marrë masa paraprake.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.