Stamboll, në Festivalin Kulturor të Etnosporteve përkujtohen fëmijët që u vranë në Gaza
Shumë stenda u ngritën në kampin e solidaritetit në zonën e festivalit për të bërë që zëri i fëmijëve të Gazës të dëgjohet më shumë

Stamboll
Fëmijët e Gazës që u vranë në sulmet izraelite nuk u harruan në Festivalin e 7-të të Kulturës Etnosportive në Stamboll, raporton Anadolu.
Në aeroportin "Atatürk" filloi festivali, i organizuar nga Unioni Botëror i Etnosporteve dhe me Agjencinë Anadolu (AA) si partnerin e tij global të komunikimit.
Në festival, i cili tërheq pjesëmarrje nga afërsisht 35 vende, organizohen aktivitete nën shumë tituj, si sportet dhe lojërat tradicionale, artet tradicionale, gastronomia dhe artet interpretuese.
Organizimi i cili do të presë vizitorë deri të dielën, më 25 maj, përkujton fëmijët e Gazës që u vranë si pasojë e sulmeve izraelite. Shumë stenda u ngritën në kampin e solidaritetit në zonën e festivalit për të bërë që zëri i fëmijëve të Gazës të dëgjohet më shumë.
Këtë vit, u shfaqën lodra që përfaqësonin fëmijët dhe u shpalosën banderola në mbështetje të Gazës. Në "Kampin e Solidaritetit", ku imazhi i një shalqiri përfaqëson hartën e Palestinës, ekspozohen dhe ofrohen për shitje piktura me vaj me temë nga Palestina në dobi të Gazës.
Në zonë shfaqet një jelek gazetari i përgjakur si kujtesë për anëtarët e mediave që u vranë nga sulmet izraelite.
Duke folur me një korrespondent të AA-së në "Kampin e Solidaritetit", drejtoresha Tülay Gökçimen deklaroi se ata po përpiqen t'u kujtonin vizitorëve Palestinën dhe Gazën.
"Ne zbatuam koncepte të ndryshme që do t'u kujtonin vizitorëve atë që ndodhi në Gaza, fëmijët dhe gratë që ranë dëshmorë në Gaza dhe ata teksa hynin në 'Kampin e Solidaritetit'. Ne ndërtuam një tendë për Gazën. Ne simuluam shpërthime dhe britma të forta brenda", tha Gökçimen duke shtuar:
"Njerëzve që hynë atje u themi: 'Njerëzit në Gaza e dëgjojnë këtë tingull 24 orë në ditë'. Shiko, nuk mund ta durosh dot as një minutë. Brenda kemi edhe ekspozitë fotografike. Ne vendosëm lodrat pikërisht në mes. Vitin e kaluar vendosëm këpucë që përfaqësonin fëmijët e Gazës".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.