Turqia

Sofra për jetimët në 15 shtete nga Turqia, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kosovën

Më "15 Ramazan, Ditën Botërore të Jetimëve", do te shtrohen sofra për jetimët në 15 shtete, përfshirë edhe Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kosovën

Hanife Sevinç  | 09.06.2017 - Përdıtësım : 10.06.2017
Sofra për jetimët në 15 shtete nga Turqia, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kosovën

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Unioni i Studentëve të Anadollit nga Turqia do të shtrojë sofra vëllazërore me rastin e "15 Ramazanit - Ditës Botërore të Jetimëve" në 15 shtete të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kosovën dhe Maqedoninë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës nga Unioni, studentë universitarë nga e gjithë Turqia kanë tubuar ndihma në para në kuadër të fushatës "Sofra e Vëllazërisë" e cila ka filluar në muajin e Ramazanit në mbi 100 universitete në 70 provinca të Turqisë.

Me paratë e tubuara do të shtrohen sofra vëllazërore për jetimët, nën organizimin e Shoqatës për Ndihmë dhe Solidaritet Iylik-Der.

Sofrat e vëllazërisë do të shtrohen në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Halabxha (Irak), Somali, Kirgistan, Burkina Faso, Jemen, Bangladesh, Niger, Jerusalem, Qipro dhe Erbil, ndërsa në to do të shprehet vëllazëri, mirësi, mëshirë dhe dhembshuri për fëmijët jetimë.

Vitin e kaluar, Unioni i Studentëve të Anadollit shtroi sofra vëllazërore për pesë mijë persona për jetimët në Gaza.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.