Skulpturat nga bora përkujtojnë përvjetorin e Betejës së Sarikamishit në Turqinë lindore
Veprat artistike simbolizojnë ushtarët që u martirizuan 111 vjet më parë në Malet Allahuekber, shumë prej të cilëve ngrinë për vdekje për shkak të kushteve të ashpra të dimrit
Kars
Disa skulptura prej bore u përfunduan më 30 dhjetor 2025, në qytetin lindor turk të Karsit për të përkujtuar 111-vjetorin e Betejës së Sarikamishit gjatë Luftës së Parë Botërore, raporton Anadolu.
Skulpturat shfaqen gjatë ngjarjeve përkujtimore që po mbahen sot dhe nesër, 3 dhe 4 janar, duke shënuar betejën midis Perandorisë Osmane dhe asaj Ruse në rrethin e Sarikamishit.
Veprat artistike simbolizojnë ushtarët që u martirizuan 111 vjet më parë në Malet Allahuekber, shumë prej të cilëve ngrinë për vdekje për shkak të kushteve të ashpra të dimrit.
Dhjetëra mijëra ushtarë osmanë, të udhëhequr nga ministri i Luftës, Enver Pasha, vdiqën gjatë betejës, e cila zgjati nga dhjetori 1914 deri në janar 1915, kur forcat osmane nisën një ofensivë pranë qytetit lindor të Karsit për të çliruar territoret nën pushtimin rus.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
