"Siria dhe Iraku, çështje të rëndësishme për Turqinë dhe Britaninë"
Erdoğan, është takuar sot me kryeministren e Britanisë, Theresa May, e cila mëngjesin e sotëm mbërriti në Ankara, një ditë pas vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)

Ankara
ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pas takimit që realizoi me kryeministren britanike, Theresa May, deklaroi se çështjet e Sirisë dhe Irakut janë shumë të rëndësishme për Turqinë dhe Britaninë e Madhe, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan, është takuar sot me kryeministren e Britanisë, Theresa May, e cila mëngjesin e sotëm mbërriti në Ankara, një ditë pas vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Theksohet se presidenti i Turqisë u nda i kënaqur nga takimi me May. Presidenti turk tha së në takim është biseduar për bashkëpunimin në fusha të ndryshme.
“Çështjet e Sirisë dhe Irakut janë të një rëndësie të veçantë për Turqinë dhe Britaninë e Madhe. Biseduam edhe për dëshirat tona që bashkëpunimi i Turqisë me forcat e koalicionit të mbështetet në një koncept krejtësisht tjetër”, tha Erdoğan.
Yıldırım pritje me ceremoni zyrtare për kryeministren e Britanisë
Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, ka pritur me një ceremoni zyrtare kryeministren britanike, Theresa May.
Ceremonia zyrtare ka nisur me intonimin e himneve kombëtare të të dy vendeve, dhe më pas May ka përshëndetur trupën ceremoniale me shprehjen "Merhaba asker".
Pas mbërritjes në kryeqytetin Ankara, May fillimisht vizitoi Anitkabirin, mauzoleun e themeluesit të Republikës, Mustafa Kemal Ataturk.