Turqia

Shpërthen një jaht motorik në Muğla të Turqisë, 3 të lënduar

Incidenti ka ndodhur në rrethin e Bodrumit të provincës Muğla, ndërkohë që shumë njerëz pranë vendit të ngjarjes kanë nxituar për të intervenuar ndaj zjarrit dhe për të ndihmuar të lënduarit

Shpetim Hiseni  | 04.06.2025 - Përdıtësım : 05.06.2025
Shpërthen një jaht motorik në Muğla të Turqisë, 3 të lënduar

Shkup

Një shpërthim ka ndodhur në një jaht motorik ndërsa po bëhej gati të largohej nga një port pas furnizimit me karburant Turqinë perëndimore, transmeton Anadolu.

Incidenti ka ndodhur në rrethin e Bodrumit të provincës Muğla, ndërkohë që shumë njerëz pranë vendit të ngjarjes kanë nxituar për të intervenuar ndaj zjarrit dhe për të ndihmuar të lënduarit.

Gjithsej tre persona janë lënduar në shpërthim – dy në bordin e jahtit dhe një në breg.

Jahti ka mbetur në pjesë të madhe i zhytur pas shpërthimit.

Momentet e shpërthimit janë kapur edhe nga kamerat e sigurisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın