Turqia

Shefi i Komunikimit: Turqia po ndërmerr hapa për lirimin e gazetarëve të CNN Turk pas ndalimit nga Izraeli

"Incidenti është një tjetër sulm izraelit ndaj shtypit dhe përpjekje për të fshehur të vërtetën", tha Burhanettin Durhan duke shtuar se Ankaraja po e monitoron nga afër situatën

Asiye Latife Yılmaz  | 03.03.2026 - Përdıtësım : 03.03.2026
Shefi i Komunikimit: Turqia po ndërmerr hapa për lirimin e gazetarëve të CNN Turk pas ndalimit nga Izraeli

Stamboll

Turqia po merr të gjitha masat e nevojshme për lirimin e menjëhershëm të një gazetari dhe kameramani të CNN Turk, të cilët u ndaluan në Izrael, tha sot shefi i komunikimit të vendit, transmeton Anadolu.

"Qeveria po ndërmerr hapat e nevojshëm për lirimin e shpejtë të gazetarëve tanë dhe po e monitoron nga afër situatën", tha Burhanettin Duran në platformën turke të mediave sociale NSosyal.

"Ne përballemi përsëri me një nga sulmet e Izraelit që synon anëtarët e shtypit në një përpjekje për të fshehur të vërtetën", shtoi ai.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın