Shefi i inteligjencës turke takohet me zyrtarë të Katarit dhe Egjiptit në Kajro, diskutojnë mbi Gazën
Kalin zhvilloi bisedime me kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani dhe kreun e Shërbimit të Përgjithshëm të Inteligjencës së Egjiptit, Hassan Rashad, si ndërmjetës dhe palë garantuese
Ankara/Stamboll
Shefi i inteligjencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, është takuar me zyrtarë të lartë të Katarit dhe Egjiptit në Kajro për të diskutuar zhvillimet e fundit në Gaza, raporton Anadolu.
Sipas burimeve të sigurisë, Kalin zhvilloi bisedime me kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani dhe kreun e Shërbimit të Përgjithshëm të Inteligjencës së Egjiptit, Hassan Rashad, si ndërmjetës dhe palë garantuese.
Diskutimet u përqendruan në avancimin në fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, mes shkeljeve në rritje të Izraelit në territorin palestinez të shkatërruar nga lufta.
Palët gjithashtu shqyrtuan mënyrat për të intensifikuar përpjekjet e përbashkëta në bashkëpunim me SHBA-në.
Ata ranë dakord të forcojnë koordinimin me Qendrën e Koordinimit Civil-Ushtarak (CMCC) për të larguar pengesat për vazhdimin e armëpushimit dhe për të parandaluar shkelje të mëtejshme.
Kalin përsëriti se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë me popullin palestinez me të gjitha mjetet e saj.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
