Turqia

Shefi i diplomacisë turke do të marrë pjesë në Forumin e 23-të të Dohas

Fidan do të theksojë përpjekjet e Turqisë për të promovuar stabilitetin rajonal dhe për të formësuar arkitekturën e sigurisë së Lindjes së Mesme

Büşranur Keskinkılıç  | 05.12.2025 - Përdıtësım : 05.12.2025
Shefi i diplomacisë turke do të marrë pjesë në Forumin e 23-të të Dohas

Ankara

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan do të vizitojë Katarin për të marrë pjesë në Forumin e 23-të të Dohas, i cili do të organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Katarit më 6 dhe 7 dhjetor, raporton Anadolu.

Sipas burimeve diplomatike turke, Fidan do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë dhe do të flasë më 6 dhjetor në seancën e hapjes së forumit “Ndërmjetësimi në një kohë fragmentimi”.

Ai do të marrë pjesë si folës në seancën “Intervistë me personazh të lajmeve” që përqendrohet në “formësimin e arkitekturës së sigurisë në Lindjen e Mesme dhe përpjekjet e Turqisë për të promovuar stabilitetin rajonal”.

Fidan gjithashtu pritet të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe në margjinat e ngjarjes.

- Forumi i Dohas

Forumi i Dohas, një platformë prestigjioze që trajton çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, do të mbahet këtë vit nën temën “Drejtësia në veprim: Përtej premtimeve për progres”.

Në këtë forum, pritet të marrin pjesë krerë të shteteve dhe qeverive, ministra, zyrtarë të lartë nga organizatat ndërkombëtare, akademikë dhe ekspertë.

Forumi i Diplomacisë i Antalya-s është ndër partnerët e përmbajtjes së ngjarjes.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.