Turqia

Shefi i diplomacisë turke takon kreun e agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë

Turqia prej kohësh ka qenë një nga mbështetësit më të fuqishëm dhe më të zëshëm të kauzës palestineze dhe ka mbrojtur UNRWA-në nga përpjekjet izraelite për ta diskredituar dhe për t’i ndërprerë financimin

Serdar Dincel  | 09.01.2026 - Përdıtësım : 09.01.2026
Shefi i diplomacisë turke takon kreun e agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë Foto: Ahmet Serdar Eser/AA

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, është takuar me komisarin e përgjithshëm të agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), Philippe Lazzarini, transmeton Anadolu.

Takimi u zhvillua në kryeqytetin Ankara, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, duke mos dhënë informacione të mëtejshme mbi përmbajtjen e takimit.

Turqia prej kohësh ka qenë një nga mbështetësit më të fuqishëm dhe më të zëshëm të kauzës palestineze dhe ka mbrojtur UNRWA-në nga përpjekjet izraelite për ta diskredituar dhe për t’i ndërprerë financimin, duke u përpjekur në këtë mënyrë të paralizojë punën e saj jetike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.