Turqia

Sekuestrohen mbi 230 kg heroinë në Turqinë lindore

Ministria tha se doganierët, të mbështetur nga qentë nuhatës, zbuluan sasinë e madhe të drogës, të mbështjellë në 228 pako brenda një rimorkio kamioni që vinte nga Irani

Nilay Kar  | 20.08.2019 - Përdıtësım : 20.08.2019
Sekuestrohen mbi 230 kg heroinë në Turqinë lindore

Ankara

Zyrtarët turq të doganave konfiskuan mbi 230 kilogramë heroinë në pjesën lindore kufitare të vendit, bëri të ditur Ministria e Tregtisë e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim, ministria tha se doganierët, të mbështetur nga qentë nuhatës, në zonën doganore Gurbulak në provincën Agri zbuluan sasinë e madhe të drogës, të mbështjellë në 228 pako brenda një rimorkio kamioni që vinte nga Irani.

Ndaras, skuadrat e xhandarmërisë sekuestruan dy kilogramë heroinë në rrethin Saray të provincës lindore Van, si pjesë e një operacioni antidrogë.

Në një operacion tjetër antidrogë në provincën jugore të Adanës, rreth 31 rrënjë kanabis sativa, droga më e paligjshme që konsumohet shpesh në të gjithë botën, u sekuastruan në një kopsht frutash pasi u identifikuan nga dronët.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın